Këngëtari Altin Shira i ftuar në “S’e Luan Topi”, foli rreth karrierës dhe jetës familjare.
Surpriza e bashkëshortes bëri që ai të tregojë historinë se si u njohën.
Këngëtari i njohur i muzikës së lehtë rrëfeu që ishin njohur në moshën 22 vjeçare dhe se ai ka qëndruar shumë kohë poshtë pallatit të saj për ta bërë për vete madje i ka kënduar edhe serenata.
Pastaj si familjet tradicionale shqiptare ka kërkuar dorën e saj dhe kanë krijuar familje.
Pasi mbaron rrëfimin këngëtari u shpreh: Jam në rregull sepse as nuk qava.
Shira tregoi se në një intervistë të dhënë më parë kishte dalë surprizë bashkshortja e tij Eda për ta përshëndetur dhe ishte përlotur.
Ai tha: Sa kam hapur telefonin, filluan të më ngacmonin shokët: ‘Po ça burri je? Po ku qan burri për gruan?”
Por është më se normale që çdo njeri të emocionohet si për fëmijët, edhe për gruan sepse tek e fundit familja është shpirti dhe zemra e çdo njeriu.