Sonte do të mbahet nata finale e “Love Island” ku në garë për pesëdhjetë mijë euro janë 4 çifte.
Amadea-Haris, Ueda-Arlind, Erida-Aleksandro, Aishe-Everaldo.
Një nga çiftet do të vendoset përballë zgjedhjes së vështirë, paratë apo dashurinë. Sondazhet kanë treguar se pretendentët kryesorë për çmimin e madh janë Amadea-Haris dhe Ueda-Arlind.
Gjithë produksioni është imenjuar maksimalisht për një finale magjike. Moderatorja Luana Vjollca duket mjaft entuziaste për mbrëmjen e sotme.
Skenari, veshja, skena etj, janë vetëm disa nga pikat kryesore të natës.
Duke qenë se përgatitjet dhe provat gjenerale kanë zgjatur me orë të tëra, moderatoren e ka zënë gjumi në mes të skenës.
Po po, në një monent ajo thjeshtë është shtrirë në dysheme për një sy gjumë. Dikush nga stafi nuk ka hezituar ti shkrepë një foto të cilën vetë Luana e ka postuar në Instastoryn e saj. Formate të këtij lloji duan përkushtim të madh.
Suksese sonte ishullorë!
Darling.al