Roza Latit ka pak ditë që i është ndarë nga jeta qeni i saj i llojit Doberman.
Sasha, e njohur në Instagram por edhe në qytet kishte kohë që lëngonte dhe moderatorja kishte bërë ç’ishte e mundur për t’ja lehtësuar dhimbjet.
Roza ka një dashuri shumë të madhe për kafshët, sidomos për qentë të cilët janë kthyer në familjen e saj të vogël. Gjithë këto ditë, pasi Sasha po prehet në pyll, moderatoren nuk e kanë lënë asnjë moment vetëm, as e ëma dhe as mikeshat e saj.
Mbrëmjen e kaluar, Roza kishte ndjerë zbrastësinë e shtëpisë kur kishte shkuar për të marrë disa rroba. Asnjë zë, asnjë lumturi që u ktheva në shtëpi, heshtje, jam bosh, ka shkruar Roza Lati në postimet e njëpasnjëshme për Sashën.
Darling.al