Qindra zjarrfikës, të mbështetur nga avionët që hidhnin ujë, u përballën me zjarret që shkatërruan të paktën nëntë ndërtesa në zonat rurale të Kalifornisë Jugore.
Erërat sezonale nga Santa Ana e shtuan intensitetin e zjarreve duke bërë që autoritetet të urdhërojnë evakuimin e 4000 banorëve.
Erërat e forta nga Santa Ana përhapën zjarrin në një sipërfaqe prej mbi 9 kilometra katrorë pranë qarkut Riverside, pas shpërthimit të zjarrit të hënën pasdite.
Zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve në Riverside, Jeff LaRusso, njoftoi se tre struktura ishin shkatërruar dhe gjashtë të tjera ishin dëmtuar.
Zjarri që shpërtheu u intensifikua si rezultat i erërave të forta sezonale që vijnë nga Santa Ana.