Lidhja mes Neymar Jr, 32 vjeç dhe Bruna Biancardit, 29 vjeç, ka marrë fund.
Lajmi për përfundimin e romancës vjen nga gazetari Thiago Sodré, nga ‘Correio Braziliense’.
Sipas tij, mes të dyve tashmë ka vetëm një marrëdhënie të përzemërt për të rritur vajzën e tyre Mavie, e cila erdhi në jetë më 6 tetor.
Sipas tij shumë shpejt do të vijë dhe njoftimi zyrtar.
Arsyeja e ndarjes thuhet se janë polemikat që ylli i futbollit dhe influencuesja patën gjatë gjithë marrëdhënies së tyre, të tilla si tradhtitë dhe festat nga sulmuesi në rezidencën e tij në Mangaratiba, në Costa Verde të Rio de Janeiro.