Shtetasi M. G., 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani” nga Shkodra ka ndërruar jetë në mesnatë në banesën e tij, teksa dyshohet se shkak është bërë një arrest kardiak.
“Rreth mesnatës, ka humbur jetën, në banesë, në prani të familjarëve të tij.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 31-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak”, njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes së këtij shtetasi.