Fansat po largohen nga “Instagam”-i i Angelina Jolie, pas reagimit të saj për situatën në Rripin e Gazës.
Ajo u shpreh se “Si miliona njerëz në botë, kam kaluar javët e fundit e nevrikosur me sulmin terrorist në Izrael, me vdekjen e kaq shumë civilëve dhe duke menduar se si mund të ndihmoj. Gjithashtu, po lutem për rikthimin e menjëhershëm dhe të sigurt të çdo personi që është marrë peng dhe për familjet, të cilat mbajnë peshën e paimagjinueshme të vrasjes së një njeriu të dashur.
Mbi të gjitha, për fëmijët e vrarë dhe për shumë fëmijë që kanë mbetur jetimë. Ajo që ka ndodhur në Izrael është një akt terrori, por nuk mund të justifikojë humbjen e jetës së njerëzve të pafajshëm me bombardimet e popullsisë civile në Gaza, të cilët nuk kanë ku të shkojnë, nuk kanë akses në ushqime dhe ujë, nuk kanë mundësi evakuimi dhe as të drejtat bazike njerëzore që të kalojnë kufirin.
Jetët e palestinezëve dhe izraelitëve – dhe jetët e gjithë njerëzve kudo në botë – kanë të njëjtën rëndësi. Gjithçka që ndalon vrasjen e civilëve dhe shpëton jetë, duhet të bëhet. Si shumë të tjerë, kam dhuruar për ndihma mjekësore. Kam zgjedhur që të mbështes punën e “Doctors Without Borders” dhe po i ndjek nga afër raportimet e tyre”, u shpreh aktorja me famë botërore në postimin e saj në “Instagram”.
Njerëzit në internet e kanë konsideruar neutral reagimin e saj të mësipërm për luftën.
Pse gjithë të famshmit e nisin duke folur për Izraelin? Që të jeni në anën e sigurt? Izraeli ka vrarë më shumë se 7000 njerëz, më së shumti fëmijë. Pse s’i quani “terroristë”?”, shkroi një ndjekës.
Njerzit janë të irrituar pas gjenocidit që Izrael ka ndërmarrë ndaj Palestinës dhe njerëzit që kanë në dorë për të influencuar nuk po reagojnë siç duhet.