Në mbrëmjen e kaluar në Dancing With the Stars debatet motën më shumë vëmendje se kërcimi.
Juliana Nuraj u shfaq e prekur për situatën që po ndodh në botë.
Nga ana tjetër Ronaldo dhe Eni u përfshinë në debat live sa i përket shoqërisë së Enit me Olta Gixharin. Mund të kishin vazhduar gjithë natën po të mos kishte ndërhyrë Eno Popi.
Fifi nuk pati një nga performancat më të mira, ama përcolli energji të mirë.
Ina Kollçaku u shpreh se “Pasodoble” nuk ishte kërcimi që i përshtatej megjithatë fjalët e jurisë ishin dashamirëse.
Sa i përket pikëve, juria u tregua zemërgjërë duke dhënë më së shumti 8-ta. Vërtetë Dancing është një spektakël argëtimi, por thelbi i tij është kërcimi.
Darling.al