Në puntatën e fundit të programit “S’e Kam me Ty” në Top albania Radio, një nga temat e diskutimit mes moderatorëve Elios Shuli, Jonida Aliçkolli dhe Lei Kraja ka qenë vendosja përpara dilemave dhe një prej tyre ka qenë pjesa e abonimit në OnlyFans.
Sic të gjithë e dini, kjo është një platfromë për të rritur, ku vajzat ekszopojnë veten, në këmbim të të ardhurave.
Lei tregoi, se me aq sa informacion ka, ekzistojnë pagesa edhe për të dërguar një mesazh zanor, të cilat fillojnë që nga 150 euro mesazhi.
Teksa ka vijuar biseda, Lei ka treguar për herë të parë propozimin që ka marrë nga kompanitë e marketingut në Shqipëri. Dhe ka qenë pikërisht kjo: hapja e një profili në “OnlyFans”.
“E di çfarë? Kompani marketingu këtu në Shqipëri gjithmonë më kanë propozuar që të hap një OnlyFans dhe të menaxhojnë Lei Krajën nëpërmjet OnlyFans”, ka treguar Lei, e cila sic kuptohet ka preferuar të qëndrojë larg këtyre temave.