Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës.
Mediat greke raportojnë se aksidenti fatal në vendin e punës ka ndodhur në zonën e Varit, konkretisht në rrugën Dodekanisou në Corbi.
54-vjeçari shqiptar, baba i dy fëmijëve ndodhej në këtë zonë për shkak të punimeve që po kryheshin për vendosjen e fibrave optike. Por në momentin që ka ndodhur aksidenti tragjik, shqiptari ka qenë në një gropë në tokë kur shoferi i një makinerie që pret asfaltin nuk e ka vënë re teksa ecte dhe i ka prerë kokën.
Vendi i ngjarjes është rrethuar nga Policia greke që në momentin e parë, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar një mjek, një zjarrfikës dhe nje ambulancë.
Për shkak të aksidentit janë arrestuar dy drejtuesit e makinerive dhe aktualisht ndodhen në Komisariatin r zonës për të dhënë deklaratën e parë për ngjarjen tragjike.