Darling.al
No Result
View All Result
  • Login
  • Home
  • Aktualitet
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Kuriozitete
  • Intervista
  • Opinione
  • More
  • Home
  • Aktualitet
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Kuriozitete
  • Intervista
  • Opinione
  • More
No Result
View All Result
Darling.al
No Result
View All Result

Jeta dhe veprimtaria e Gjergj Fishtës, shkrimtarit që bëri revolucion në arsimin, letërsinë dhe politikën shqiptare!

23/10/2023
in Histori Personale, Kryesore, Kuriozitete, Lifestyle, Opinione, Poezi
Jeta dhe veprimtaria e Gjergj Fishtës, shkrimtarit që bëri revolucion në arsimin, letërsinë dhe politikën shqiptare!

Lexo Gjithashtu

Arrestohet gjyshja që përdorte nipin për përfitime monetare në “Tik-Tok”!
Nuk e ndoqët? Ja çfarë humbët mbrëmë nga Prime i BBVA!
Gjergj Fishta u lind më 23 tetor 1871 në Fishtë të Zadrimës, me emrin e pagëzimit Zef, i biri Ndokë Simon Ndocit dhe Prendes së Lazër Kaçit nga Kotrri, më i vogli i tre vëllezërve dhe një motre.
Famulltati i Troshanit ua kërkoi prindërve për ta bërë “frat”. Zefi shkoi në shkollën françeskane në Shkodër deri më 1880, kur nisi veprimtarinë Kolegji i Troshanit.
Në 1886, vetë i gjashti dhjak u nis për në Bosnie nga Urdhri Françeskan. Vitin e parë të provës e kaloi në Guçjagorë afër Travnikut, ku sipas sharteve të urdhrit ndërroi emrin në Gjergj.
Në kontakt me françeskanin boshnjak Grga Martić (1822-1905) dhe lirikun kroat Silvije Strahimir Kranjčević (1865-1908), ai u ndikua nga vargjet e tyre dhe të Kačić, Mažuranić dhe Njegoshit.
Fillimisht u shqua në anonimat në sajë të dy këngëve të Lahutën e Malciis (Zarë, 1905 dhe 1907), i ndikuar nga poezia epike e sllavëve të jugut, si dhe nga vargjet e Grga Martić dhe poeti kombëtar malazez Njegoš.
Ka botuar 9 tekste dramatike.
Me ardhjen në pushtet të regjimit komunist, Fishta u shpall “armik i popullit” dhe si autor u ndalua sepse kryevepra e tij Lahuta e Malcís është antisllave.
Në vitin 1893 kreu me lavd këndimet në Bosnie dhe vetë i gjashti u kthye në vendlindje, ku u bë meshtar më 25 shkurt 1894 duke çuar meshën e parë në kishën e Troshanit.
Pasi u kthye nga Bosnia, punoi për disa vite mësues në Kolegjin e Troshanit. Të dielave mbulonte me shërbim meshtarak kishëne Zojës Nunciatë në Lezhë, ku shërbeu si famullitar (1896-1897).
Në 1902 u emërua sekretar i Komisariatit Gjeneral të Misionit Françeskan në Shkodër dhe po atë vit u bë i pari drejtor shqiptar i shkollës françeskane. Porsa mori drejtimin e shkollës, ndërroi gjuhën e mësimdhënies nga italishtja në gjuhën shqipe. Me mbarështimin e tij, iu shtuan edhe klasët që atëkohë quheshin qytetnore.
Më 15 shkurt 1907 me Gjeçovin themeloi të parën bibliotekë shkollore në viset shqiptare. Në nëntor 1908 Fishta si përfaqësues i shoqërisë Bashkimi mori pjesë në Kongresin e Manastirit, ku u ujdisën për alfabetin.
Më 28 janar 1912, Klubi “Gjuha Shqype” dhuroi Fishtës një kurorë argjendi për merita në krijimtarinë letrare dhe po këtë vit ai dekorohet dhe nga Mbretëria Austro-Hungareze me medaljen “Ritterkreuz” (1912), për kontributin kulturor në Shqipëri, qyteti i Beratit i dërgoi një pupël ari (1913), Piu XI “Medaglia di Benemerenza” (1925), Urdhëri françeskan e dekoroi “Lector Jubilatus” (1929), Greqia me dekoratën “Phoenix” (1931); qeveria italiane e bëri anëtar të akademisë së saj më 1939.
Më 6 qershor 1921 u zgjodh deputet i prefekturës së Shkodrës.
Gjatë gjysmës së parë të viteve ’30 ka qenë përfaqësues diplomatik i shtetit shqiptar nëpër konferencat parapërgatitore të Kuvendit Ballkanik më 1934 (Athinë, 1930; Sofia, 1931; Bukuresht, 1932).
Prej 1935 deri më 1938 shërbeu ministër provincial i Françeskanëve në Shqipëri. Më 1937 u tërhoq nga jeta publike, duke iu përkushtuar jetës rregulltare dhe krijimtarisë së vet që e lëvronte në kuvendin e urdhërit përbrinjë Kishës së Gjuhadolit.
Pas pushtimit italian, më 3 qershor 1939 u zgjodh anëtar i Akademisë së Italisë. Më 1940, Papa Piu XII e priti atë në një audiencë të gjatë në Vatikan.
Sëmuret më 10 dhjetor të 1940-ës ku iu gjendën pranë miku i vet Doda dhe sekretari Volaj. Më 14 dhjetor e sollën në Shkodër, ku u shtrua në spital për një sëmundje zemre dhe polmoni. Më 22 dhjetor ra një borë e madhe dhe Fishta mori një polmonit që e rëndoi shëndetin e tij. Më 27 dhjetor, mjekët humbasin shpresat dhe Fishta ra në kllapi.
Më 30 dhjetor 1940 ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës.
Në valën e Revolucionit Kulturor, më 20 mars 1967 eshtrat e Fishtës me urdhër të strukturave të shtetit komunist u zhvarrosën nga Kisha e Gjuhadolit.
Sipas një dëshmie, eshtrat e tij me të sivëllezërve të tjerë u hodhën pas tri ditëve në lumin Drin. Por dëshmi të tjera përcjellin se eshtrat u shpëtuan, u ruajtën dhe u varrosën tinëz sërishmi në varrezat e Rrëmajit në Shkodër. U rivarros më 1996.
Me rastin e 130-vjetorit të ditëlindjes së tij, Këshilli i Bashkisë së Lezhës e bëri “Qytetar Nderi”.
TITUJ TË VEPRAVE!
Anzat e Parnasit, satirë, Sarajevë 1907;
Pika voese, më vonë ribotuar si Vallja e Parrizit, Zarë 1909;
Shqyptari i gjytetnuem, melodramë, 1911;
Shqyptarja e gjytetnueme, melodramë;
Vëllaznia apo Shën Françesku i Assisi-t, 1912;
Juda Makabé, tragjedi, 1914;
Gomari i Babatasit, Shkodër 1923;
Mrizi i Zânavet, Shkodër 1924;
Sh. Luigji Gonzaga, Shkodër 1927;
Lahuta e Malcís, botimi i plotë, 1937;
Jerina ase mbretnesha e luleve, Shkodër, 1941.
Tags: DitelindjaGjergj FishtaVeprimtaria

Të Lidhura

Arrestohet gjyshja që përdorte nipin për përfitime monetare në “Tik-Tok”!
Aktualitet

Arrestohet gjyshja që përdorte nipin për përfitime monetare në “Tik-Tok”!

21/02/2024
Të papriturat për të cilat banorët e BBVA nuk duhej të reagonin!
Kryesore

Nuk e ndoqët? Ja çfarë humbët mbrëmë nga Prime i BBVA!

21/02/2024
Për herë të parë Meritoni tregon raportin me të birin!
Histori Personale

Për herë të parë Meritoni tregon raportin me të birin!

20/02/2024
Fatma shpërthen kundër Ilnisës dhe Meritonit!
Histori Personale

Fatma shpërthen kundër Ilnisës dhe Meritonit!

20/02/2024
Ish konkurrentja e Për’puthen humb njeriun e dashur!
Kryesore

Ish konkurrentja e Për’puthen humb njeriun e dashur!

20/02/2024
Bora në BBVA, si reagoi Romeo?!
Kryesore

Bora në BBVA, si reagoi Romeo?!

20/02/2024
Next Post
Horoskopi për ditën e sotme, e martë 24 tetor 2023!

Horoskopi për ditën e sotme, e martë 24 tetor 2023!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

Arrestohet gjyshja që përdorte nipin për përfitime monetare në “Tik-Tok”!

Arrestohet gjyshja që përdorte nipin për përfitime monetare në “Tik-Tok”!

21/02/2024
Të papriturat për të cilat banorët e BBVA nuk duhej të reagonin!

Nuk e ndoqët? Ja çfarë humbët mbrëmë nga Prime i BBVA!

21/02/2024
Për herë të parë Meritoni tregon raportin me të birin!

Për herë të parë Meritoni tregon raportin me të birin!

20/02/2024
Fatma shpërthen kundër Ilnisës dhe Meritonit!

Fatma shpërthen kundër Ilnisës dhe Meritonit!

20/02/2024
Ish konkurrentja e Për’puthen humb njeriun e dashur!

Ish konkurrentja e Për’puthen humb njeriun e dashur!

20/02/2024

Rreth Nesh

Lajmet më të fundit të botës së showbizit

Follow us

Kategorite

  • Aktualitet
  • Fashion
  • Histori Personale
  • Intervista
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Opinione
  • Poezi
  • Showbizz
  • Style
  • Të gjitha

Të Fundit

  • Arrestohet gjyshja që përdorte nipin për përfitime monetare në “Tik-Tok”!
  • Nuk e ndoqët? Ja çfarë humbët mbrëmë nga Prime i BBVA!
  • Për herë të parë Meritoni tregon raportin me të birin!
  • Fatma shpërthen kundër Ilnisës dhe Meritonit!
  • Home
  • Aktualitet
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Kuriozitete
  • Intervista
  • Opinione
  • More

© 2024 Darling.al Developed by aplikacione.com | All rights reserved

No Result
View All Result
  • Home
  • Aktualitet
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Kuriozitete
  • Intervista
  • Opinione
  • More

© 2024 Darling.al Developed by aplikacione.com | All rights reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In