Detaje të rënda kanë dalë në dritë në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur në Shkodër, rreth ores 14:25 ku u gjet trupi i pajetë i 70 vjeçarit M.B.
Trupi u gjet në fshatin Boks në një kanal dhe fillimisht u mendua se ishte vdekje natyrale por e vërteta ishte ndryshe.
Pas egzaminimit të kufomës, rezultoi se shtetasi Musa Bajraktari është vrarë nga fqinji i tij, i cili e ka goditur me sëpatë. Mësohet se autori i dyshuar është arrestuar nga policia vendore e Shkodrës.
Shkaku i vrasjes mendohet të jetë për motive të dobta. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.