Po po, ndodh në realitetin dhe show-n shqiptar të zëvëndësohesh për 3 ditë dhe të shkëmbesh puthje të nxehta me dikë tjetër.
Xhoana, e cila para largimit nga vila zbuloi që është nënë, shprehu indinjatën e saj për sjelljen e Arlindit.
Sipas Xhoanës, ai ka treguar mos respekt duke zgjedhur Uedën. Nga ana tjerër, Arlindi u shpreh se koha dhe marrëdhënia me Xhoanën ishte e bukur për aq sa zgjati. Me këtë tregoi se i ka idetë e qarta sa i përket lojës.
Sa për Uedën, u aludua se ka patur pëlqim të fshehtë për Arlindin të cilin nuk ka mundur ta shprehë më përpara. Ajo u shpreh se është e sinqertë në ndjenjat e saj.
E zhgënjyer mbeti Xhoana!
Darling.al