Në një kohë ku edhe shqipëtarët shpresojnë për realizimin e transportit hekurudhor si kudo nëpër botë, në Buletinin e Njoftimeve Publike, në seksionin e ankandeve publike, është evidentuar se Hekurudha Shqiptare ka nxjerrë në ankand shinat e trenit.
Në njoftim thuhet se vlera fillestare e blerjes së këtyre shinave hekurudhore dhe skrapit hekurudhor është rreth 80 milionë lekë të vjetra pa TVSH.
Në një kohë, kur në vend që shinat të përdoren, të vihen në punë, për të përmirësuar dhe për të shtuar stacionet e transportit hekurudhor, shiten pa të keq.
Transporti hekurudhor në Shqipëri është në kushte skandaloze dhe duhet të vihen në zbatim plane rreth mundësisë për ta lulëzuar atë.