Autori i keqtrajtimit të shqiponjës, dyshohet që është 35-vjeçari Napolon Arizi, banues në Përmet. Uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e tij.
Shqiponja që u kryqëzua e gjallë në Përmet, në një gardh me tela, me qëllim për ta balsamosur, nuk iu ka mbijetuar dot plagëve dhe ka ngordhur.
Pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe një veteriner i shkuan në ndihmë shpendit të plagosur, por pa mundur t’i shpëtojnë jetën. Si rezultat i hetimeve u zbulua se Napolon Arizi kishte vrarë dhe dy sorkadhe.
Këto të fundit u gjetën në banesë dhe pranoi se i ka vrarë me armë gjahu (çifte), dy ditë më parë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e 35-vjeçarit, banues në Përmet.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 sorkadhe të cilat ky shtetas ka deklaruar se i ka vrarë me armë gjahu (çifte).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.