Këngëtari Blero Muharremi, po shijon lidhjen e re.
Te paktën kështu duket nga postimet e tij në instastory me imazhe me dedikime për të dashurën e tij, pa e zbuluar identitetin e saj. Kësaj here bëhet fjalë për një foto ku shfaqej një buqetë me lule në një dhomë të errët, teksa në mbishkrimin e saj pati disa fjalë dashurie.
“Nganjëherë vetëm të shikoj dhe mendoj me veten: Si pata kaq fat, nuk e di. Por të lutem dije që jam mirënjohës për ty çdo ditë dhe nuk mund ta shpjegoj me fjalë.
Por thjeshtë e di se të dua”, ka shkruar Blero në fotografi. Kush vallë të jetë vajza që Blero i qenka mirënjohës ç’do ditë?
Kjo mbetet për tu parë kur këngëtari të vendose të bëjë imazhin e saj publik.