Këto nuk kanë qenë ditët më të bukura të Luanës për shkak të situatës që kaloi nga videoja e postuar në rrjet, ku dyshohej se vajza që ekspozonte gjoksin ishte ajo.
Moderatorja e mohoi në mënyrë kategorike duke shprehur indinjatën e saj për këtë situatë aspak të këndshme.
Ndonëse u ngritën me 10-ra teori, si përfundim besohet se vajza në video i përket “inteligjencës artificiale”.
Luana vendosi të reagojë si për herë të fundit me një status të gjatë në Instagram. Uroj që kjo situatë të shërbejë për ngritjen e zërit të vajzave dhe të shërbejë si shembull për shtetin, në mënyrë që të merren masa.
Unë do të vazhdoj të besoj në këtë botë sërish, ka shkruar Luana.
Darling.al