Pas “Kepit të Vipave” edhe Fan Club-i i “DWTS” ju besua Kiara Titos.
Vetë moderatorja ka shpërndarë videon e prezantimit në rrjetet sociale, ku paraqitet e veshur me një fustan të gjatë.
Kohët e fundit Kiara po përflitet për një shtatëzani të mundshme, gjë të cilën nuk e ka konfirmuar as mohuar ende. Sa i përket puntatës së parë të “DWTS Fan club”, thuhet se opinioniste do të jetë Zhaklinë Lakatari.
Sigurisht që Kiarës nuk po i mungon as mbështetja publike e Luizit.
Suksese!
Darling.al