Lajmi i dhunimit të gazetarit Gjergj Zefi tregon se sa nuk respektohet gazetaria në vendin tonë.
Është e qartë që ky kncident nuk ka ndodhur për shkaqe personale, por për punën e tij si drejtues i “Pamfleti” dhe denoncimet që ai bën me anë të botimeve. E frikshme! Sa të pasigurtë janë këta njerëz që në fund të ditës bëjnë punën e tyre dhe janë zëri i popullit.
Të heshtësh nga frika? Atëherë çfarë profesionisti mund të jesh?! E sikur çdo institucion të funksiononte në rregull, të bënte detyrën, ky vend nuk do ti kishte këto ngërçe.
Merruni me gabimet, jo me njerëzit që po u’a tregojnë ato gabime, se në fund të ditës po ju bëjnë një të mirë duke u’a thjeshtësuar punën.
Darling.al