Një ngjarje e rëndë ka ndodhur diten e djeshme në Hollandë, teksa raportohet për disa viktima në Roterdam pas një sulmi me armë zjarri, ende nuk dihen shkaqet e sulmit.
Nga informacionet paraprake mësohet se një person i armatosur ka hapur zjarr në një banesë dhe më pas në një qendër mjekësore, ku edhe ka lënë disa të vdekur e të plagosur.
Autoritetet holandeze bëjnë me dije se në lidhje me ngjarjen është arrestuar një 32-vjeçar, si i dyshuar kryesor, teksa raportohet se autori i sulmit ka qenë i veshur me rroba ushtarake.
Ende nuk është e qartë arsyeja e sulmit dhe as numri i saktë i viktimave, teksa pritet raporti zyrtar nga autoritetet.