Një 35-vjeçare, shqiptare, është vrarë mbrëmë në Itali.
Në Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptarja Klodiana Vefa, është vrarë në mes të rrugës duke u kthyer nga puna në shtëpi. Vrasja ka ndodhur në një rrugë periferike në Castelfiorentino pak pas orës 20:00.
Banorët e zonës kanë dhënë alarmin kur kanë dëgjuar të shtënat e një arme.
Sipas burimeve burri i shqiptares e ka pritur në rrugë por nuk dihet nëse ka pasur një diskutim para vrasjes. Më pas ai ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar në kokë.
Autoritetet italiane tani po kërkojnë bashkëshortin e gruas, i cili rezulton i problematik dhe nuk jeton më me viktimën.
Fëmijët e çiftit u thanë hetuesve për disa mosmarrëveshje që kishin ndodhur mes nënës dhe babait në të kaluarën por në polici nuk kishte asnjë ankesë.
Karabinierët kanë vendosur postblloqe përgjatë rrugëve të zonës por ende pa sukses.