Pas problemeve me policinë, rrezikut për heqje lirie, këngëtarja shqiptare po i kthehet normalitetit.
Me anë të një story të publikuar në Instagram, ka zbuluar se ka gati projektin “Ciao 2”.
Bëhet fjalë vërtetë për projektin e ri, apo Enca po ironizon situatën e krijuar. Në tekstin e këngës së “Ciao” ajo shprehej: Sa po du me pi, dridhe një e po pimë bari.
Kujtojmë që Enca u arrestua pasi në banesën e saj u gjetën 5 vazo të mbjell me “Kanabis Sativa” të llojit Marijuanë.
Avokatët e këngëtares u shprehën në gjykatë se ato bimë ajo i kishte mbjellë për kuriozitet.
Darling.al