Katër të rinjtë dyshohet se janë autorë dhe bashkëpunëtorë në ngjarjen e rëndë të shënuar rreth orës 18:30 në zonen e Dukagjinit, në fshatin Mali i Shoshit, pranë një lokali.
Policia e Shkodres ka zbardhur ngjarjen. Burimet pranë grupit hetimor bëjnë të ditur se janë identifikuar autorët e dyshuar pas mbledhjeve të provave në vendin e ngjarjes. Mësohet se Martin Qershija, 28 vjeç, Edmond Nika, 29 vjeç, Kujtim Dholla, 25 vjeç, dhe Çesk Serraj, 36 vjeç*, janë shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen dhe plagosjen e babë e bir, Zef e Gjin Guri, përkatësisht 73 dhe 43 vjeç.
Për të katërt rëndojnë 2 vepra penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkepunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”.
Tashmë janë njoftuar të gjitha drejtoritë e policive në të gjithë vendin, përfshirë edhe pikat kufitare, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Dukagjin të Shkodrës.Babë e bir janë qëlluar me armë mbrëmjen e sotme, 27 shtator 2023, në rrethana ende të paqarta dhe për pasojë ka mbetur i vdekur Zef Guri 73 vjeç ndërsa është plagosur rëndë djali i tij, Gjin Guri 43 vjeç.
Kujtojmë se shënjestër e atentatit ka qenë Gjin Guri por plumbat nuk i kanë marrë jetën si të atit, por është dërguar në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.
Shkak për këtë ngjarje dyshohet se janë bërë konfliktet për kultivimin e kanabisit.
Gjin Guri nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai ka qenë i dënuar me 7 vite burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
Në vitin 2015, Gjin Guri ka shkëmbyer zjarr me policinë në një aksion anti-kanabis në parcelat me kanabis në Njësinë Shosh në Dukagjin.
Asokohe ai dyshohej si kultivues i kanabisit, dhe për të shmangur kontrollet në parcelat e tij, qëlloi drejt helikopterit me efektivë.
Fatmirësisht, nuk pati të lënduar nga të shtënat ndërsa Gjin Guri figuronte në listën e 10 personave të shpallur në kërkim si autorë të plumbave drejt helikopterit.
Ndërsa në 15 nëntor të vitit 2021, në lokalin e tij në Malin e Shoshit u vendos tritol.