Duket sikur siguria është një problem kryesor në Shqipëri.
Brenda 48 orësh në Shqipëri janë regjistruar 3 vrasje makabre. Në mëngjesin e 26 shtatorit u ekzekutua në një atentat të mirëorganizuar, në biznesin e tij, mirditori Martin Bardhi.
59-vjeçari dyshohet që u vra në qytetin e Rrëshenit për motive hakmarrje. Viktima në mars 2023, bashkë me të birin, Enrik Bardhi qëlloi me armë makinën e Kastriot Recit.
Familja Reçi janë lënë të lirë nga policia pasi nuk ka prova për dyshimet e ngritura.
Pas kësaj ngjarje, pak pas mesnate u ekzekutua Fatjon Dervishi. Viktima ishte person pa precedent penal, por nipi i “Arrapit të Sukthit, i cili në vitin 1991 u akuzua për vrasjen e A. Cyrbja.
Gjithashtu edhe vëllai i viktimës është person i njohur në botën e krimit pasi akuzohet për trafik droge në Spanjë, ndërsa është autori i plagosjes së dashurës së tij në një hotel në Durrës, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2022.
Pa kaluar 24 orë nga kjo vrasje, Dukagjini u trondit nga një atentat, ku humb jetën Zef Guri, teksa mbeti i plagosur Gjin Guri. Viktima dhe i plagosuri janë babë e bir.
Dyshohet se shënjestra ishte Gjin Guri, i cili kishte probleme dhe konflikte të mëparshme.
Këto ngjarje kanë vendosur në pikpytje sistemin e mbrojtjes në Shqipëri dhe funksionimin e dobët të forcave të policisë.