E ftuar në Shqipëria Live ishte Efi Dhedhes e cila u shpreh se në intervista nuk ka pranuar të dalë për shkak se flitet vetëm për “Big Brother”.
Epo, kjo ka qenë eksperienca e fundit e Efit, ndaj nuk mund t’ju shpëtojë këtyre pyetjeve. Më tej ajo u ndal te marrëdhënia me Kiarën, për të cilën u shpreh se nuk ka asnjë marrëdhënie.
Sa i përket miqësisë me Mikelën, Efi tregoi se asgjë nuk ka ndryshuar, thjeshtë respekton faktin se mikja e saj është në një lidhje.
Sa i përket zhvillimit të saj profesionalisht, më në fund zbuloi se do të jetë imazh i Lori Caffe-së dhe së shpejti starton puna.
Efi zbuloi se ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e kastit “Në kuadër të dashurisë”, por e kishte refuzuar për shkak se roli që i kishin dhënë, kishte qenë shumë i vogël.
Përsa i përket premierës, ajo u shpreh se nuk ka marrë asnjë ftesë.
Darling.al