Operacioni policor i koduar “Bllokada” ka vënë në pranga dy persona në Lezhë.
Në aksin rrugor “Milot-Lezhë”, janë lokalizuar dhe ndaluar për kontrolle, automjetet tip “Benz” dhe tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasit Kujtim Ukaj dhe Edmir Jaho.
Në këto automjete ishin në total, 12 emigrantë nga Vendet e Treta, të cilët po transportoheshin nga 2 të arrestuarit, kundrejt 500 eurove/person, me qëllim kalimin e kufirit, në mënyrë të kundërligjshme.
Me cilësinë e provës materiale, u sekuestruan automjetet tip “Benz” dhe tip “Volkswagen”.