Në një video ironike, komike, serioze, apo sido ta quajmë, Ronaldo Sharka zbuloi një varësi që në të vërtetë e mbartim si komb.
“Dëshira për tu marrë me të tjerët dhe jetën e të tjerëve”.
Kot, pa asnjë arsye. Në kafene, në sallone estetike, në lagje, në dritare, në shtëpi, në punë, shqiptarët vetëm diskutojnë për “FILANËT”.
Si u vesh, si u zhvesh, me kë doli, me kë fjeti, me kë u zgjua, me kë u lidh, me kë u nda? Kush ja paguan qeranë, kush ja paguan veshjet, ku i gjeti lekët, me kë ishte në makinë dhe plot BUDALLALLËQE të tjera të cilat tregojnë se sa popull i prapambetur, i papunë, ziliqar, inatçorë, i pa lumtur jemi me jetën tonë.
Të paktën Roni e ka punë, paguhet, por ju të tjerët? Apo thjeshtë hobi?!
Darling. al