Ndeshja Shqipëri-Çeki, që do të mbahet më 12 tetor në Tiranë ka shfaqur interes të jashtëzakonshëm tek fansat e zjarrtë të kombëtares.
Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë dje në shitje biletat për ndeshjen dhe është përballur me mbi 200 mijë kërkesa për një biletë.
I gjithë ky interesim ka bërë që faqja e Federatës të mos funksionojë për disa minuta, duke lenë në pritje tifozët e kuq e zi-ve të cilët kanë qënë të detyruar të presin për të blerë biletën. Ende nuk bëhet e ditur çmimi i biletës.
Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm duke marrë parasysh faktin se mund të jetë vendimtare për kualifikimin në “Europian”.
B.K Darling.al