Arsyeja se përse Arjan Konomi u largua si opinionist i Për’puthen ishte pikërisht komenti i tij për opinionistët e Big Brother Vip Albania 2.
E ndërsa Arjani ju dedikua biznesit personal të kostumeve elegante “Konomi Classic”, Arbër Hajdari pranoi publikisht se këtë sezon nuk do të jetë opinionist i formatit.
Ndonëse Arbri e mbajti më së miri këtë rol për dy sezone, impenjimet e tjera për të mesa duket janë më të rëndësisshme. Sa i përket Zhaklinës nuk dihet akoma nëse do të vazhdojë të jetë opinioniste. Po përflitet për një rikthim.
Arjan Konomi mund ti rikthehet detyrës së dikurshme për të cilën duhet pranuar se e ka mbajtur më së miri dhe njihet si opinionisti zyrtar i atij formati. Ky rikthim do të shkaktonte shumë zhurmë mediatike. Deri tani asgjë nuk është konfirmuar nga asnjëra palë.
Darling.al