Për Kiarën dhe Luizin këto kanë qenë muaj impenjativ.
E gjithë vëmendja e shqiptarëve ka qenë fokusuar te ta. Janë bashkë, u ndanë, u rikthyen, u zemëruan, e bëjnë për show, kanë qenë disa nga lajmet e portaleve.
Kiara hodhi në treg brand-in e saj të bikini-ve dhe gjithashtu është në transmetim “Kepi i Vipave” ku ishte moderatore.
Ndërsa për Luizin duhet pyetur se si i mjaftojnë 24 orë. Xhiroi një film, bëri një tur koncertesh edhe në Amerikë. Qindra kilometra në ditë për të mbërritur në kohë për performancat.
Ndonëse kaq të ngarkuar, çifti ka gjetur pak kohë për njëri-tjetrin këto ditë gushti. Ata po pushojnë, po shijojnë dashurinë dhe gjithçka po e ndajnë me publikun.
Pushime të mbara yje.
Darling.al