Keisi dhe Kristi e hodhën pas krahëve historinë e tyre aq shumë të komentuar.
Ndërsa Kristi ishte i ftohtë dhe i qartë që nuk kishte më asnjë ndjenjë për Keisin, pas daljes nga Bigu, nga ana tjetër 22-vjeçarja u pa me lot në sy.
Kjo gjëndje emocionale nuk ju shkaktua nga marrëdhënia, por nga kujtimet që kishte aty brenda. Takimet e shpeshta me psikologen ndërkohë që ishte pjesë e formatit, konfrontimi virtual i Sabianit me Robertin, shtrimi i nënës së saj në spital si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike, kishin ndikuar së tepërmi te Keisi.
Kundrejt Kristit ajo kishte vetëm një hatëtmbetje, faktin se ai nuk ishte interesuar aspak për gjendjen e saj.
Çdo gjë u mbyll me një përqafim dhe secili do të shohë jetën e tij.
Darling.al