U ftoh koha, e zogjtë po vijnë.
N’tanin shpirt ngrijnë fole.
Bien jetët, jetët bijnë.
Shtyhen vrullshëm t’njejtat pole.
Vrenjtet qielli me pak blu.
Blu-ja zezë, nxin bardhsinë,zbeh shikimin n’syt e tu,zbehshëm njohin dhe largësinë!
Ëndrra zgjohet që pa gdhirë,vë në gjumë syrin hamshor.
S’di ku t’marr e ku të t’ve,
mik i zemrës a dashnor?!…
E.H/Darling.al