Shqipëria i ka lënë një shije të hidhur Ermionës dhe me shumë gjasa do të kalojë goxha kohë derisa ajo të rikthehet sërish.
Ndonëse publiku e adhuroi për mënyrën e saj të drejtëpërdrejtë të së shprehurit, prap Ermiona ka rezervat e saj të cilat nuk i kursen.
Ishte Bledi Mane ai që bëri një postim ku thoshte se ish-miss-i kishte në plan të vinte në gusht në Shqipëri. Vetë Jona e përgënjeshtroi lajmin duke u shprehur se më shpejt do të shkonte Bledi te ajo, se ajo të vinte këtu.
Kaq i ka mjaftuar Ronaldo Sharkës për të ngacmuar. Moderatori në storyn e tij u shpreh se Ermiona i kishte dhënë një llaf që brenda korrikut do të vinte në Tiranë.
Kaq ka mjaftuar që ish konkurentja e Big Brother Vip Albania 2 të ironizojë filmin që po xhirohet, duke u shprehur se me Ronaldon do të takohet në xhirimet e filmit të Bledi Manes, i cili do të publikohet në nëntor. Është bërë një lëmsh i vërtetë!
Por, që Jona nuk ka ndërmend të vijë në Shqipëri!
Darling.al