U mësuam me faktin se ekrani ka kriteret e tij të cilat duhen përmbushur dhe një nga kriteret ktyesore është pamja e jashtme. Ndaj jemi në evoulimin e ndërhyrjeve kirurgjikale, fotoshopit, filtrave e ku di unë se me çfarë tjetër gënjejmë veten dhe ata që na ndjekin.Të jesh e bukur është fat, të bëhesh është shumë e thjeshtë në shek e XXI. Por, “dardha e ka bishtin mbrapa” dhe të bukurën e përndjek fakti se është thjeshtë e bukur, po më pas?! E për hir të së vërtetës shumë vajza (duke qenë se janë gjina që i dedikohen më shumë paraqitjes), kanë treguar se janë thjeshtë të bukura! Më poshtë ju paraqesim disa figura publike që kanë vërtetuar të kundërtën!
-Dua Lipa
Dua është këngëtarja me origjinë shqiptare që “po çmend” industrinë e muzikës. E re, kinge, energjike, me stil dhe vullnet, i tregoi boteës që asgjë nuk do ta ndalte të ndiqte ëndrrën e saj. Dua në asnjë moment nuk mohoi origjinën, madje u bë pjesë e klauzolës së rëndësishme për vendosjen në hartë nga Google, të shtetit të Kosovës. Sot ajo numëron miliona ndjekës, 10-tra çmime, hite, debutime dhe shkallët e karrierës së saj janë në ngjitje.
-Emina Çunmulaj
Emina është një grua atdhedashëse dhe shumë e thjeshtë. Edhe pse ka prekur pasarelat botërore si modele, shqiptarja nga Mali i Zi ka qëndruar gjithmonë me këmbë në tokë. Sot ajo konsiderohet si një nga modelet më të suksesshme, por gjithashtu ka treguar se është një bashkëshorte dhe nënë e denjë gjithashtu. Emina është zv/presidente e fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, ku ndihmohen familjet në nevojë. Krenarë për Eminan!
-Bleona Qereti
Bleona nuk njeh vite, pushim apo zmbrapsje. Ajo di vetëm të bëjë përpara sipas mënyrës së saj. Karrierën në Shqipëri e la për të ndekur ëndrrën amerikane, të cilën po e jeton prej vitesh. Uragani Bleona di të tërheqë vëmendjen me daljet publike, jetën luksoze, miqtë vip-a, skandalet mediatike, deklaratat shokuese tëcilën e bëjnë atë më shumë se thjesht një vajzë të bukur në ekran.
-Luana Vjollca
Që 15 vjeçe në ekran! Velinë, prezantuese, autore, show-girl dhe së fundmi edhe këngëtare. A ka lënë gjë pa provuar Luana?! E diskutuar shumë për ndërhyrjet kirurgjikale dhe jetën private, ajo nuk është ndalur në asnjë moment nga rrugëtimi i karrierës së saj. Luana ka vërtetuar që nuk është thjesht e bukur, ajo ka treguar që është ambicioze, e guximshme dhe e pa ndalshme. Emisioni i saj është një nga më të ndjekurit e momentit.
-Ina Kollçaku
Ina u shfaq për publikun para pak kohësh, në një emision ku kërkonte partnerin ideal. Një bjonde simpatike që fillimisht u kritikua për pjesmarrjen në një format të tillë, fitoi shumë shpejt zemrat e publikut. Vajzë e artikuluar, karakter i fortë, e sinqertë dhr mbi të gjitha feministe. Ina u imenjua shpejt në biznese private si dhe klauzola të rëndësishme siç është ajo e mbrojtjes së vajzave. Psikologe në profesion, Ina tregoi që nuk është thjeshtë një vajzë e bukur, por shumë më shumë se aq!
Darling.al