Si rrallëherë Remili i Për’puthen ndryshe nga si e kemi parë çdo pasdite në televizion.
Ai hapi zemrën dhe foli pa dorashka për Darling.al Remili na shpjegoi marrëdhënien e tij të fortë me Islamin, vajzën e tij ideale dhe statusin e tij aktual.
Nuk i kurseu këshillat si personal trainer, si dhe për të gjitha ata që aspirojnë televizionin.
Një ftesë për të qenë pjesmarrës në Big Brother Vip Albania 3, planet e së ardhmes dhe fallciteri i personazheve publikë.
Të gjitha i ka thënë Remili me seriozitetin dhe impenjimin që e karakterizon. Përgjigjet korrekte për Darling.al që vetëm natyra e Remilit mund ti ofrojë.
Intervisa e plotë!
1-Çfarë fitove dhe çfarë humbe nga eksperienca në Për’puthen?!
Nga Për’puthen dpmosdoshmërisht që fiton. Kushdo që thotë, nuk fitova asgjë, është një personazh që nuk ka patur asgjë në jetën e vet dhe nuk ka më prap. Ndërsa nëse je një njeri që ke vlera, do të njihesh nga disa njerëz dhe normalisht që do të kontaktohesh nga ato. Kështu që nga Për’puthen kam marrë shumëë kontaktet të cilat më bëjnë shumë punë për jetën në vazhdim. Që mund të më ndryshojnë jetën.
2-A je në një lidhje aktualisht?! Nëse PO, çfarë të tërhoqi te ajo? Nëse JO, a nuk ka në vajza ideale?!
Aktualisht nuk jam në një lidhje. Mendoj se njerëzit pas Për’puthen ju duhet një kohë shumë e lirë, pa këto pjesët e dashuriçkave, aq më tepër unë që në fund të Për’puthen kisha një lidhje le ta themi, me Livian dhe më duhet një kohë. Është proçes mendoj, që ti duhet të kalosh disa kohë vetëm. Më pas, me gjithë këto eksperienca që ke patur gjatë gjithë jetës, mund të vendosësh që kush është e duhura. Normalish që e duhura tani bëhet akoma dhe më e vështirë.
3- Cilat janë planet e tua për vazhdimësinë, si në aspektin jetësor ashtu edhe në atë profesional?!
Planet e mia i shikoj afatgjatë. Për’puthen ishte plan afatshkurtër. Unë kam mbaruar financë-kontabilitet, kështu që jam te bota e biznesit dhe nga Për’puthen kam njohur disa biznesmenë me të cilët mund të realizoj këto punët e mia si një shef prokurorimesh që jam. Mendoj se do të jem te bota e biznesit ose te bota e palestrës që gjithashtu është një botë shumë fitimprurëse dhe gjej veten aty.
4- Na trego pak si lindi marrëdhëni jote kaq e fortë me ZOTIN? Çfarë gjete te Islami që nuk ta dha dot jeta?!
Marrëdhënia ime me Islamin është e trashëguar, në katër breza. Unë jam brezi i katërt që vazhdoj në rrugën e Islamit. Jo domosdoshmërisht e kam marrë nga trashëgimia, por mund të them që ka qenë një katalizator, pastaj pjesa tjetër ka qenë një studim i imi si një njeri kurioz që jam. Jam njeri që dua të vërtetoj dhe e vërteta është ajo që më bind. Kurani është një padundësi, ndaj lexohet çdo vit, që të marrësh thelbin e atij. Kurani ka të gjitha sekretet e jetës, ndaj më pëlqen. Islami është vetë jeta, Islami ma jep jetën. Unë mendoj se secili nga ne ka një rol në këtë jetë dhe duhet bërë maksimumi, për pjesën tjetër do të të ndihmojë zoti. Por, nëse ti bën një gjë që zoti nuk e do për ty se të vlerëson, dije që pas disa kohësh do të ta marri. Mund të bëhrsh pishman shumë, por me kalimin e kohës e kupton që zoti ka dashur të të fusë në një rrugë të drejtë dhe aty besimi bëhet edhe më i madh. Pastaj beson me sy mbyllur.
5- Mes Laurës, Loridës dhe Edën, kë do të zgjidhje nëse jeta të ofronte një mundësi të dytë njohjeje?!
Mund të them që do të zgjidhja një njeri që do të kishte cilësitë më të mira sipas meje, te ato. Laurën, si një vajzë të hekurt. Loridën, për qetësinë që sipas meje duhet ta ketë një vajzë. Edën, për vajzën inteligjente, koketë që nuk e bën kurrë një marrëdhënie të duket e mërzitshme. Pra, do të gjeja një partner që ka këto cilësi që unë përshkruajta, por jo njërën nga vajzat.
6- A mund të na thuash disa nga personazhet më jo të vërtetë të show bizz-it shqiptar?! (Jo domosdoshmërisht nga Për’puthen)
Shumica e personazheve publik jo të vërtetë, ishin në Për’puthen dhe në Big Brother. Se nuk ka patur ndonjë show tjetër, po aq të shikuar. Edhe Për’puthen ra në hije nga Big Brother. Në Big Brother, personazhet duke e ditur se ndiqen në masë, përpiqen të hiqen si ata që nuk janë. Nuk dua të përmend emra, por ka patur shumë, sidomos ata më të shikuarit dhe të ndjekurit kanë qenë fallco në maksimumin e tyre.
7-Po diskutoheni si pjesëmarrës në Big Brother Vip Albania 3, e keni shprehur dhe vetë si mundësi, cila do të ishte strategjia për tu kthyer në FENOMEN?
Nuk e di nëse do të më vijë ftesa, nëse do ta pranoj ftesën, pasi kam edhe plane të tjera. Big Brotherin e shikoj njësoj si Për’puthen, nuk e kam parë asnjëherë si mundësi për tu ringritur unë si person, pasi në këtë fazë që jam kam krijuar një profesion te vetja që nuk mund t’ja mohoj vetes. Mensoj se këto show janë për njerëzit që nuk kanë asgjë në jetë. Nëqoftëss do të isha një pjesëmarrës, mendoj se gjëja më e mirë që mund të bëj është TË JEM VETJA! Ma kanë thënë shumë persona këtë, edhe në Për’puthen, më kanë pëlqyer se kam qenë vetja, me të mirat dhe të këqijat e mia. Normalisht që ka edhe njerëz që nuk më duan pastaj.
8- Si Personal Trainer, cila është këshilla e vlefshme për përditshmërinë e çdo njeriu?!
Këshilla ime më e mirë për njerëzit është një sekret që mjekët nuk ua thonë. Migrena apo dhimbjet e kokës që kanë njerëzit shkaktohet nga mos konsumimi i ujit në sasinë e duhur. Ndaj këshilla ime është që të konsumoni sa më shumë ujë gjatë ditës, asnjëherë nuk është mjaftueshëm. E dyta, mundohuni të mos e konsumoni darkën vonë. Një herë apo dy herë në muaj, mundohunitë bëni një entervending fasting (të hyni në agjërim), pasi ju ndihmon në pastrimin e organizmit. Madje mund të themi se qelizat kancerogjene sa më shumë ushqim të gjejnë në trup, aq më shumë qëndrojnë aktive. Kur bëhet “fasting” nuk kanë se çfarë të përdorin dhe vdesin. Ndaj fasting është e këshillueshme dhe pa efekte anësore.
9- Mes dashurisë dhe EGOS, kë do të zgjidhje dhe çfarë do të ishe i aftë të bëje për cilëndo zgjedhje?!
Këtç pyetje ja kam bërë vetes rreth 6-7 vite më përpara dhe kam thënë le të fitojë Ego-ja ime, apo le të triumfojë dashuria edhe pse dashuria ndonjëherë të shtyn të gabosh. Mund të thoja që nuk do e lejoja shumë dashurinë të merrte pjesë në EGO. Unë mendoj se kur një njeri është i plotësuar dhe kjo gjë vjen nga EGO-ja e mirë, ke arritur diçka edhe vajza të shikon si një partner që jepet shumë te vetja. Në momentin që jepesh shumë në dashuri, mund të humbësh dhe veten dhe vajzën ideale. Dashuria të verbon.
10- Këshilla juaj për të rinjtë që aspirojnë televizionin, por që akoma nuk e njohin sa duhet kapacitetin e vetes?!
Nuk dua ta shohin pjesën e televizionit, si diçka që duhet bërë patjetër. Mund të shkëlqesh edhe në vend tjetër. Sigurisht që teknologjia ka arritur majat, çdo gjë bëhet me marketing. Duhet të jeni IN në internet, por duke reklamuar pasionet e tyre, ato që kanë qef të bëjnë në jetë. Unë që në moshën 14-vjeçare kam provuar veten në çdo lloj sporti, për të parë se ku mund të jepja më shumë dhe mundohuni të bëni atë që keni qef. Se në fund të fundit e dimë të gjithë se ti do japësh më shumë në atë gjënë që ke më më qef ta bësh. Gjithçka të ketë pasionin brenda, se kështu do të kesh edhe fitim.
Darling.al