Donato Drini ishte një nga djemtë me stilin më të veçantë në Për’puthen.
Me flokë të gjatë, tatuazhe dhe një timbër zëri ndryshe që ne e krahasuam jo pak herë me Alban Ramosajn, zhvilloi disa takime.
Me Orsiolën dhe Irisin u duk se mund të lindte diçka, por e gjitha mbeti në kuadrin e lojës.
Mesa duket Donato dashurinë e gjeti jashtë emisionit.
Vetë ish konkurenti ka postuar një foto me partneren dhe duket më i lumtur se asnjëherë. Vajza brune me flokë të gjatë i ka rrëmbyer zemrën.
Epo, na vjen mirë Donato!
Darling.al