Një nga dilemat e madhe të njerëzimit është se çfarë të veshim në verë për të mos ndjerë vapë.
Materiali i pambukut duhet të jetë patjetër në dollapin tuaj për përditshmërinë dhe po ditët ta kombinoni, sigurisht që dhe në ambjentin tuaj të punës.
Ato kostumet lino zgjidhin hall vajza. Kur nuk keni nerva, i vishni dhe e zgjidhët një nga problemet e ditës.
Fundet treçereksh të satenit, mundësisht me një të çarë anash, të lirshëm dhe të freskët do t’ju shpëtojnë ditën.
Fustanat, jo të ngushtë. Treçerekshë, të lirshëm, të gjatë, të shkurtër, me lule, me flutura, pa shumë komplikacione do t‘ju jepnin një pamje zonje.
Crop-at, pantallonat serioze, këmishat.
Eksperimentoni me ngjyrat. Shmangni të zezën e cila nuk është e përshtatshme për këtë stinë.
Të brendshmet tuaja dehet të jenë material pambuku se ju ruajnë nga infeksionet që mund të krijohen nga djersitja.
Zgjidhni këpucë të hapura, sandale, edhe këmbët kanë nevojë të marrin ajër.
Merrni gjithmonë ujë me vete dhe shmangni orët e pikut. 11:00-18:00!
Darling.al