E ftuar së fundmi në Natën me Aulonën ishe Ana Lika.
Aktorja e dashur e humorit më në fund ka pranuar të dalë në një intervistë dhe duher thënë se na dha super energji.
Me situatat komike dhe sensin e humorit që nuk i mungojnë kurrë ne pamë një Anë më të matur dhe rezervuar. A na pëlqeu?! Pa diskutim.
Ana Lika na pëlqen në çdo gjendje të saj.
Aktorja foli për serialin “Hot”, faktin që nuk ka dashur të realizojë skena erotike, hatërmbetjet dhe miqësitë.
Ndonëse Aulona e ngacmoi përsa i përket marrëdhënies së saj me regjizorin Bjordi Mezini, aktorja nuk dha kurrë një përgjigje konkrete aprovimi.
Ajo tregoi që Bjordi është shumë i ëmbël dhe shumë njeri i mirë, gjithashtu zbuloi se familja e saj e ftonin shpesh për të konsumuar vakte bashkë.
Pauzën nga televizioni Ana e kishte zgjedhur vetë se nuk i pëlqente më vëmendja, pasi portalet edhe kishin abuzuar.
Duhet thënë që pamë një Anë të tjetërsuar për mirë, të lumtur dhe të dashuruar.
Kështu qofsh gjithmonë Ana Lika!
Darling.al