Kohët e fundit lokali i Noizyt ka qenë shënjestërr zjarri.
Po po, gjithçka e qëllimshme dhe këtë gjë e ka zbuluar vetë rreperi.
Akti terrorist ka ndodhur nga një i afërm i tij i quajtur Eraldo, të cilin familja e Noizyt e kishin rritur. Eraldo ishte bërë një besimtar ekstremist mysliman i cili gjërat që feja islama i konsideron të pa pranushme, ai i lufton me dhunë.
Por, kjo praktikë nuk i përket islamit duke qenë se Kurani këshillon se kur jemi në situata të papëlqyeshme për zotin, atëherë mund të largohemi nga aty, por jo të dëmtojmë.
Besimtarët ekstremistë kërkojnë që urdhëresat e Kuranit ti rrënjosin me dhunë siç ishte rasti i Eraldos.
Duke qenë se islami e konsideron si haram muzikën dhe alkolin (për shkak të adrenalinës që të shkaktojnë dhe si pasojë mund të bësh vepra për të cilat në gjendje normale mund të pendohesh), me këtë akt besimtari ekstremist ka dashur të japë mesazhin fatar.
Tashmë ai është i burgosur dhe sigurisht që ka nevojë të trajtohet mendërisht për këto akte!
Darling.al