Para pak kohësh Gjesti njoftoi përmes Instagramit të tij shkëputjen 1-vjeçare nga muzika.
Ky vendim erdhi si pasojë e prishjes së interesave me shtëpinë diskografike ku ishte pjesë. Mesa duket prishja e kontratës kishte si kusht mos angazhimin e këngëtarit për 1 vit në muzikë. Ndonëse kanë kaluar vetëm 2 muaj, këmgëtari i hitit “U halite” njoftoi ndjekësit se shumë shpejt do të publikonte këngën e re.
Madje Gjesti ka publikuar edhe një pjesë të tekstit ku thotë:- Nëse nuk po t’kan syni, po t‘kan zemra, se e di s’mun pa mu ato jan veç rrena!
Ai ju ka premtuar ndjekësve të tij që do ta bombardojë estradën.
Stili i tij i veçantë e ka bërë shumë të pëlqyer në publik dhe publiku i këndon njëzëri tekstet e tij në koncerte.
Darling.al