Në një rrëfim ekskluziv regjizori Eduard Grishaj u rek teksa tregonte historinë e familjes së tij.
Regjizori rrëfeu që ishte fryt i martesës së dy prindërve me të shkuar fatkeqe, ku të dyve i kishin humbur jetën partnerët e mëparshëm.
Eduarti tregoi që kishte një vëlla dhe një motër dhe se marrëdhënia me ta ishte shumë e mirë.
Me lot në sy, teksa përshkruante fëmijërinë, ëndrrat për jetën dhe mundësinë e artë për të punuar në Top Channel, ai tregoi një realitet të hidhur për vendlindjen, Bajzën.
Një vend i bukur, 30 minuta larg Shkodrës, me shtëpi që e bëjnë të duket si “Detroid”, por me pak pjestarë në familje.
Një fakt i hidhur ky që ka prekur Shqipërinë. Të rinjë në emigrim, vend i braktisur, pleq të vetmuar, janë plagët e kësaj dekade.
Një realitet të tillë e përshkroi para pak kohësh në projektin e tij edhe ish konkurenti i Për’puthen Azem Halimi. Filmi “Temas” tregonte pikërisht braktisjen e vendit.
Fatkeqësisht vendi ynë ofron mundësi të pakta të një jetese standarde, pasi akoma është në tranzicion.
Darling.al