Fjorela Peto ishte një ndër vajzat e para që vazhdoi rrugëtimin e sezonit të parë të Për’puthen duke tentuar të gjente dashurinë në ekran.
Shumë herë u prek në emision për shkak të reagimit të familjarëve për pjesmarrjen e saj. Por Fjorela nuk qëndroi shumë. Ajo tregoi se po njihte dikë tjetër jashtë dhe që donte ta ndërpriste rrugëtimin e saj.
Ashtu bëri.
Buja e madhe e sezonit të parë të për’puthen u ndje kudo, por Fjorela qëndroi larg. Ajo madje kishte fshirë dhe postimet nga rrjetet sociale.
Së fundmi ka postuar një foto, me flokë të shkurtra. Pra, ka ndryshuar look.
Se ç’po ndodh me jetën e saj aktualisht, nuk e dimë.
Darling.al