Blerja e shikimeve dhe klikimeve nuk është çudia e dekadës në këtë eksperimet social të quajtur Big Brother.
Me blerjen e klikimeve lidhet ngushtë deliri i personazheve publikë për të qenë aty ku nuk janë dhe për tu ndjekur e pëlqyer kur nuk ndiqen e pëlqehen.
Një kaos social i shkaktuar mbrëmë detyroi produksionin të merrte masa të menjëhershme dhe mirë bënë.
Ato pëlqime ishin robotike, ndaj nuk mund të merreshin për bazë.
Olta Gixhari, aktorja që vitet e fundit nuk ka patur ndonjë risi apo projekt në fushën
e artit, nuk mund të kishte një profil kaq aktiv kur jeta e saj sociale nuk ishe aktive. (Përjashtojmë postimet që lidhen me pjesmarrjen e saj në Big Brother).
Postimet e Oltës kaluan me shpejtësinë e erës nga 1 mijë, në 3 mijë e së fundmi në 30 mijë pëlqime.
Impossibile!
Edhe në daljet publike më parë, Olta ka arritur të grumbullojë rreth 4 mijë pëlqime.
Ajo çfarë e bën më të besueshme faktin e shikimeve dhe pëlqimeve të blera janë ndjekësit e huaj, kryesisht indian.
Por ky nuk është një fenomen i ri.
Shumë personazhë publik e përdorin këtë metodë për tu dukur të ndjekur e të pëlqyer. Por ekspertët thonë se ndërhyrje të tilla thjeshtë do të ulin sigurinë dhe aktivitetin e rrjetit social ku janë përdorur.
Nga bashkëpunimet e tona, Darling. al ka kuptuar se dy personazhë publikë që kanë influencë, ndjekës dhe aktivitet të vërtetë në “Instagram”, janë Antonela Berisha dhe Genta Gjalpi.
Për të tjerët, kemi dyshimet tona!
Darling.al