Pak javë më parë, Azemi mbajti në Preshevë premierën e filmit, “Temas”.
Film ky me metrazh të shkurtër, që tregonte jetën e një emigranti dhe dëshirën për të qëndruar në atdhe.
Një premierë komplekse e cila u mundua të bojkotohej në çdo formë nga pala serbe për shkak të konotacionit patriotik e shqiptar, por që nuk u arrit dot. Si asnjëherë më parë shumë qytetarë ishin mbledhur në pallatin e kulturës për të parë këtë film i cili është pritur mjaft mirë edhe nga kritikët. Drejt Preshevës kanë udhëtuar Arjan Konomi dhe Hysen Ramaj, të cilët mbështetën Azemin në projektin e parë filmik.
Arjan Konomit ju dekorua edhe një çertefikatë mirënjohjeje për përkrahje publike dhe sensibilizim të pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në cilësi të opinionistit te audienca shqiptare.
Në vazhdim pritet që filmi Temas të lançohet në platformat dixhitale.
Azemi nuk u ndal me kaq. Së fundmi ai ka marrë një ftesë për një bashkëpunim muzikor, të cilës i është përgjigjur pozitivisht.
Kënga është regjistruar në Francë, ndërsa videoklipi në Shqipëri. Bëhet fjalë për një këngë ritmike që titullohet Xhani.
Bashkëpunimi vjen me Sulejman Hazirin, një këngëtar shqiptar i cili profesionin e tij e ushtron në diasporë. Projekti pritet të lançohet për pak ditë.
Darling.al