Sipas MeteoAlb, kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin mot të kthjellët dhe kalime vranësirash, ku zonat bregdetare do të jenë në dominimin e kthjellimeve.
Ndërsa pjesa tjetër e vendit tonë parashikohet të ketë vranësira të lehta, të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të izoluara dhe të pakta.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë.