Pranvera vërtetë është stina e luleve, por njihet ndryshe edhe si stina e “përtacërisë”.
Trupi ndjen shumë lodhje dhe gjendje pasive e e cila të humb vullnetin e të vazhduarit të rutinës. Edhe pse gjithçka varet nga vetë kontrolli dhe bindja e vetes, ne ju sygjerojmë disa ushqime të cilat ndikojnë në largimin e lodhjes përgjatë kësaj stine.Drithërat integrale të sigurojnë një gjendje të mirë në stomak, për shkak se janë të pasura me fibra dhe gjithmonë të krijojnë ndjesinë e ngopjes.
Perimet e stinës: Produktet më të mira janë ato të stinës, si bishtajoret, të cilat falë proteinave që përmbajnë, të japing shumë energji.
Orizi i kuq është një produkt që të ndihmon më shumë për të bërë gjumë të qetë edhe në ditët më të lodhura. Sugjerohet të përdoret në darkë një pjatë, në mënyrë që të bësh orë të plota dhe të nesërmen ta ndiesh veten të çlodhur.
Shpargu ka efekt detoksikues dhe të ndihmon të ndihesh sa më lehtë gjatë gjithë ditës. Karakteristikë e kësaj bime është hidratimi që të siguron. Sa më shumë shparg, aq më pak nevojë për ujë do të kesh.Ujë. Në rast se e ke të vështirë të pish thjesht ujë, mund t’i shtrydhësh një limon ose portokall, mente etj. Organizmit do t’ia heqë të gjitha toksinat dhe trupin e bën më të lehtë.
Qitro është një produkt që të jep energji edhe falë vitaminës C, por përveç kësaj, qitro rekomandohet gjatë kësaj periudhe edhe për shkak se është mbrojtëse shumë e mirë ndaj virozave të stinës. Rekomandohet në mëngjes.
Frutat e thata janë shumë kalorike dhe të japin energji. Rekomandohen të merren çdo ditë me vete për t’i ngrënë në punë ose shtoja kosit për mëngjes për të marrë të gjitha energjitë që të duhen gjatë ditës.
Darling.al