Po po, për të 100-ën herë.
Ksaj here ke e fortë goditja. E unë qysh muj mi përballu kto?! Ku m’rrin ai shpirt?
A m’theu dashnia?!….Po kush tjetër?
Nji njeri që se ka thy dot kurgjo, as sfidat, as vështirësitë, as lodhja, as e pa drejta, as njerëzit e ligj, as bota, as koha, as realiteti, as paragjykimet, as mentaliteti, as thikat pas shpine….sot është në 1 milion copa, PËR DASHNINË.
E bash qat herë kur e jep veten krejtësisht, ku shkrihesh, pushtohesh e i thu se s’di e s’muj me jetu mo pa ty, bash qat herë po ta m’shojka dashnija.
Jam e thyme nan, mu ka thy krenaria, m’tha ku**vë….
A di çka m’vjen inati?! Nuk e pata guximin me ja shky gojën, s’reagova dot.
E përbina, amo t’mkishte gjujt plum ma mir ish kon. Habitna me vetin, e urrej vetin pse me dasht qaq shumë mas ksajna?!
Jam e thyme nan e s’po di çka po m’dhemb ma shumë, ajo fjalë e rand a fakti se pe du hala….?
Poooor, mos respektimi e fyerjet ndaj ni vajze ti m’ki msu mos mi pranu kurrë, e për qata pe ha vetin me dham….Krejt i kisha bo, krejt i kisha pranu, amo qata jo…jo me m’prek n’krenari e n’dinjitet, kur s’jom e tillë. Kur gjithçka kom bo e duru për hir t’dashnisë. Po valla nan, qeta smuj e baj, nuk ma mban shpirti. E ky pështjellim ndjenjash po m’shaktrron se po du me e vra amo hala pe du….
S’po di nan, pasha ty s’po di….veç di me t’thon se ta kan thy çikën, a mundesh ti me ja ngjit copat prap…..?
Darling.al (per te gjitha vajzat qe s’kane ze….!