Pak ditë më parë Azemi deklaroi se do të mungonte disa kohë në program, për shkak te gjërave personale që kishte lënë pezull në Gjermani.
Kështu ndodh shpesh me konkurentët e Përputhen, sidomos me ata që jetojnë jashtë. Por, “gjërat personale” të Azemit mesa duket paskan të bëjnë me ligjin.
Konkurenti shfaqet në sallën e gjygjit. Nuk e dimë se për çfarë bëhet fjalë por, besojmë se për diçka jo shumë madhore përderisa djali nga Presheva ka deklaruar se do të rikthehet shumë shpejt në program. Gjermania njihet si një shtet i fortë ligjvënës dhe thyerja e ligjit është e pa tolerushme. Prej vitesh Azemi jeton atje bashkë me familjen.
Urojmë që kur të kthehet të shpjegojë të gjithë këtë situatë, sigurisht aspak të këndshme.
Kujtojmë që ai ka shprehur një pëlqim të fortë për Ritvanën por, pas largimit të saj nga programi nuk dihet se si do të vazhdojë njohja e tyre.
Theksojmë që nuk mungojnë dedikimet në instagram për njëri-tjetrin.
Darling.al