Dhjetori është muaji i dymbëdhjetë dhe i fundit në Kalendarin Gregorian dhe ka 31 ditë. Emri dhjetor është përkthim dhe adaptim nga Latinishtja për fjalën “dhjetë” (decem). dhjetori ishte muaji i dhjete për Romakët e antikitetit, përpara se të shtoheshin muajt janar dhe shkurt.
Por, në fakt më shumë se shpjegimi teorik, na intereson atmosfera që na dhuron ky muaj. Bardhësi, drita, ngjyra, gatime, festa janë disa prej detajeve që na e mbushin shpirtin. Në një botë sipërfaqësore të mbushësh brendësinë është luks më vete.
Andaj shijojeni dhjetorin, dimrin. Dhurojini vetes paqe dhe harmoni. Pranoni gabimet, reflektoni, falni, dashuroni, përqafoni, puthni, jini të lirë, jini vetja dhe mbi të gjitha shijojeni.
Po lëmë pas dhe një vit tjetër.
Darling.al