Një gjë është e sigurt. Alvisa po përjeton një trazirë ndjenjash edhe emocionesh në këto ditë. Fajtore apo jo, askush nuk braktiset në momente të vështira, veçse përkrahet.
Të gjithë po predim rikthimin e saj në emision, për të dëgjuar versionin dhe për të parë faktet që ajo do të paraqesë. Deri atëherë Alvisa po merr veten nga gjithçka ndodhi. Pas gjithë kësaj pikërisht sot ka ndodhur diçka që e ka gëzuar sadopak.
Ajo është përballur me një grup vajzash të cilat e simpatitizojnë dhe nuk kanë kursyer komplimentet. Vajza nga Vlora ka ndarë disa minuta me to duke realizuar edhe foto. Videon e ka shpërndarë vetë Alvisa në instagram dhe vërejmë që ajo duket më e qetë.
Urojmë ta marrë veten shpejt dhe ti rikthehet normalitetit.
Darling.al